Një ditë pas vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka, pas sherrit në një market në Tiranë, policia ka arrestuar një person.

 

Në pranga ka rënë 36-vjeçari Orgest Drazhi, mik i viktimës i cili, sipas bluve të kryeqytetit, ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur konflikti, por nuk ka kallëzuar krimin.

.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S”, thuhet në njoftimin e policisë..