Identifikohet personi i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në Peqin.

 

Mësohet se viktima është Albi Bashaliu, 35 vjeç. Ndërkohë dyshohet se ekzekutimi i tij ka të bëjë me një hasmëri pasi vëllai i viktimës ka bërë burg për vrasje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja e rëndë ka ndodhur reth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes si dhe është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.