Ende nuk ka një përgjigje konkrete nga laboratorët në Britani dhe në Gjermani për dyshimet se edhe në Shqipëri mund qarkullojë varianti i ri “Omicron”.

 

Specialistët e virologjisë pranë ISHP pohojnë se po dërgohen mostra vazhdimisht për verifikim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

IRIS HASRIBA

VIROLOGE, INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK

 

“Nuk janë kampione që dërgohen në momentin që ne kemi një sinjal, por dërgohen vazhdimisht sepse nuk dërgohen vetëm për sinjale shqetësuese, por dërgohen dhe për monitorimin e gjenomës së virusit në lidhje me vaksinën, në lidhje me terapitë anti-virale që kryhen pra në rrjet laboratorësh kryhet një vlerësim tërësisht i genomës së virusit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sa i përket gripit, specialistët thonë se ende nuk është konstatuar se ka qarkullim të gripit sezonal në popullatë.

 

Virusi i gripit nuk po qarkullon në popullatë për arsye dhe të asaj çfarë kemi thënë garës së viruseve duke qenë se të njëjtët receptorë që lidhen me SARS-COV2 janë po të njëjtët që lidhen dhe me virusin e gripit dhe masivisht në popullatën tonë dominon varianti “Delta” për momentin”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërsa duket se interes të shtuar nga qytetarët ka pasur për t’u vaksinuar ndaj gripit sezonal. Sipas autoriteteve shëndetësore në 2 muaj fushatë, janë marrë injeksione kundër gripit.