Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është i pari politikan nga Kosova që uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Hoxhaj shprehet se fitorja e Edi Ramës është vlerësim për punën dhe reformat e prekshme që ai ka bërë gjatë dy mandateve të tjera për Shqipërinë.

“E uroj mikun tim shumë të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel.

Fitorja e kryeministrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj  që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët”, shkruan Hoxhaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";