Era e fortë,që ka filluar që prej mëngjesit të sotëm,ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në qytetin e Kuçovë dhe në shumë fshatra.

 

Kuçova dhe fshatrat: Lumas,Mbolan,Lapardha,Otllak,Moravë,Vodëz,Shegjëz,Perondi,Kozare etj janë pa energji elektrike.Kjo për shkak të stakimit automatik të Nëstacionit “Kombinat”,që në raste erash të forta stakohet për të shmangur defektet e rënda në rrjetin elektrik.Burime zyrtare nga OSHE-ja Berat bëjnë me dije se,në raste të stihive të erës,siç po ndodh edhe sot,stacioni qëndror stakon nën/stacionet e qytetet ku ka probleme me stuhinë e erës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të njëjtat burime konfirmojnë se,qyteti i Kuçovës dhe rreth 20 fshatra në qarkun e Beratit,janë pa energji elektrike prej 3-orësh.Po kështu konfirmohet se,nuk dihet ende se kur do të rikthehet energjia pasi vënia në punë e nën/stacionit elektrik “Kombinat” do të kryehet vetëm pasi të reduktohet stuhia e erës që pa vijoj në disa zona të qarkut të Beratit.