Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit në presidencën serbe, Vuçiç dhe Erdogan kanë diskutuar për shumë çështje, në mesin e tyre edhe për raportet në rajon ku përfshihet edhe Kosova.

“Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij teksa ka njoftuar për takimin me Erdogan.

Sipas mediave në Beograd, temë diskutimi e këtij takimi ndër të tjerash do të jetë edhe Kosova, përveç çështjes së bashkëpunimit ekonomik, çështjeve bilaterale dhe investimeve të Turqisë në Serbi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";