Kandidatja e PS, Eriselda Sefa po shkon drejt fitores me avantazh të thellë kundrejt kandidatëve të tjerë në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Deri në këto moment janë numëruar 129 kuti votimi nga 157 gjithsej. Eriselda Sefa ka marrë 16.782 vota ose mbi 58% ka marrë Eriselda Sefa e Partisë Socialiste, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ me 9210 vota ose 26% dhe me vetëm 3183 vota ose vetëm 11% Indrit Sefa nga Partia Demokratike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia Socialiste ka një rritje me 6% krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërkohë që thuajse 3 herë ka rënë Partia Demokratike e Lulzim Bashës, 27% më pak vota se viti i kaluar. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ishte 35.96 %.