Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat pas emetimit të Eurobondit të ri 10-vjeçar.

 

Brahimaj tha se pavarësisht shumës shifra që duhet paguar është e barabartë me atë të viteve të kaluara për shkak se maturimi është 3 vjet më i lartë. Brahimaj u shpreh se ky ishte momenti më i mirë për të dalë në treg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Eurobondi pati kupon të përafërt me atë të dy viteve të fundit. Shifra që duhet paguar është e barabartë me atë të viteve të kaluar. Zgjatja dhe maturimi është 3 vjet më i lartë. Ka rëndësi të lartë për garantimin e prezencës së vendit tonë në tregjet ndërkombëtare dhe garantimin e besimit të investitorëve të huaj te qeveria shqiptare. Dalja në tregje me shumë të konsiderueshme meriton shpjegim më të thellë për rrethanat ku ndodhemi. Normat e interesit tani janë më të ulëtat në histori. Banka qendrore e SHBA pritet të kalojnë në politikat kontraktuese. Ky ishte momenti më i mirë për të dalë në treg. Niveli i lartë i borxhit nuk është i pëlqyeshëm për asnjë qeveri por duhet të marrim parasysh elemente të tjera”, tha Brahimaj.

 

Gjithashtu ajo theksoi se rënia graduale e borxhit do të mbetet prioritet i qeverisë shqiptare përmes një strategjie që synon rritje të maturimit për të reduktuar koston.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";