Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas pjesëmarrjes së fëmijëve në protestat e zhvilluara kundër rritjes së ccmimeve.

 

Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjtete sociale , duke marrë shkas nga ligjërata e një të miture gjatë njërës prej protestave të këtyre ditëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja cilësoi se nuk është kundër protestave, por keqpërorimit të nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre, në kundërshtim me parimet dhe normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë.

 

“Rastësisht pashë në media një vajzë të vogël rreth 10 vjeçe, hipur në podiumin e protestës, që fliste për rritjen e çmimeve dhe nevojën për rritjen e pagave. Madje mbante në duar dhe fliste edhe për planin urban të një zone këtu në Tiranë. Në një moment të caktuar vajza e vogël, e stimuluar edhe nga duartrokitjet e qytetarëve të ekzaltuar, filloi të shajë me fjalë fyese, madje të turpshme, dhe çuditërisht dhjetëra mikrofona mediash vazhdonin të drejtoheshin me shumë fokus dhe interes ndaj saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dukej qartë që gjithçka ia kishin mësuar përmendësh dhe vajza e vogël i artikulonte fjalët pa kuptuar rëndësinë e tyre dhe as arsyet apo qëllimin e vërtetë të protestës. Më ka tronditur vërtetë kjo ngjarje, sepse në shkollat tona një armatë e gjerë mësuesish i kushtojnë energji pa fund edukimit të nxënësve apo fëmijëve me gjuhën e respektit, mirëkuptimit dhe komunikimit paqësor me njëri-tjetrin.

 

Unë nuk jam kundër protestave, nëse ato janë të drejta, paqësore dhe kanë si qëllim një interes të lartë publik. Por unë nuk mund të pranoj keqpërdorimin e nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre, në kundërshtim me parimet dhe normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prandaj unë protestoj kundër atyre prindërve që keqpërdorin, apo lejojnë që fëmijët e tyre të keqpërdoren nga të tjerët në protesta, dhe u bëj thirrje të gjithëve si shoqëri që t’i dënojmë fort dhe të reagojmë ndaj ngjarjeve të tilla.
Prindër të dashur, lërini fëmijët të rriten të qetë në fëmijërinë e tyre e të mësojnë sa më shumë vlera! Ju ftoj të jeni mbështetës edhe për mësuesit e fëmijëve tuaj, duke i përgatitur ata si qytetarë të mirë e të denjë për shoqërinë tonë.”, u shpreh ministrja.