30% e fermerëve të qarkut të Korçës nuk kanë përfituar mbështetjen me naftë nga ministria e Bujqësisë.

 

Fuat Orhan, banor i fshatit Rrembec bën me dije se ka aplikuar për 50 hektarë që ka në pronësi dhe ka përfituar vetëm 25% të sasisë së naftës, e thënë ndryshe nga 3000 litra naftë thotë se ka përfituar vetëm 600.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me 200 lekë nafta, si t’ia dalim? Duke marrë parasysh kostot që ka kjo punë, se sa shumë gjëra duhen dhe në fund pastaj prodhimi del më i pakët dhe më i shtrenjtë”.

 

Astrit Xhangoli, ka në pronësi 150 hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore. Për këtë vit ka përfituar sasinë e naftës vetëm për 20 hektarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një tjetër fermer Skënder Hamzaj, banor i fshatit Libonik shprehet se ka marrë vetëm gjysmën e naftës.

 

“ 50 përqind kam marrë vetëm, ka mbarura fondi thonë, ec e gjej tani”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të kontaktuar nga Vizion Plus zyrtarë të drejtorisë së bujqësisë bëjnë me dije se në qarkun e Korçës janë 10.700 familje fermerësh. Ata  pranojnë se 30% e fermerëve nuk kanë përfituar naftë pasi është menduar shpërndarje edhe për fermerët e tjerë me mbi 1 hektarë sipërfaqe me kultura bujqësore.