Fermerët e fshatit Drizë në Fier protestuan sot, duke kërkuar dëmshpërblim për sipërfaqet me ullinj që preken nga ndërtimi i linjës 400 kv Maqedoni e Veriut-Elbasan-Fier.

Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror duke përfshirë tokat e shumë fermerëve.

Ata thanë se kompensimi financiar për një rrënjë ulliri është shumë i vogël dhe matja e tokave është bërë gabim.

Po ashtu, shumë prona nuk janë regjistruar ende në hipotekë, duke bërë të pamundur  dëmshpërblimin. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";