Festimet e 8 Marsit janë shoqëruar dhe me incidente. Një tavernë në Sarandë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit së kësaj të enjte. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Si pasojë është është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit.

 

Policia njofton se zjarri ka nisur rreth orës 03:00 dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit. Këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve duke mos rrezikur godinat përreth.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot, rreth orës 03:00, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit në pronësi të shtetasit M. B.”, njofton policia.