Grupet kriminale po shfrytëzojnë mungesën e energjisë elektrike në akset rrugore, në mënyrë që të mos të identifikohen nga policia.

 

Ekspertët e kriminalistikës i referohen edhe vrasjes mafioze në autostradën Tiranë-Durrës ku u ekzekutua Iljaz Çali. Në këtë aks rrugor duhej të kishte ndriçim, gjë që mund të ndihmonte hetuesit për identifikimin e autorëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ARTAN REXHEPI

EKSPERT KRIMINALIST

“Ndërprerja e energjisë elektrike në akset rrugore përveç rritjes së riskut të madh të aksidenteve, që në fund të fundit edhe ato janë vepra penale, rrit edhe mundësinë e ekzekutimeve dhe krimeve si dhe moszbulimin e autorëve. Këto për hir të vërtetës janë zbuluar nga kamerat e sigurisë që nuk është meritë e qeverisë, por e bizneseve që i kanë instaluar për sigurinë e tyre.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rexhepi analizon dhe metodën që vrasësit përdorin në këto ekzekutime mafioze, gjë që me mungesën e ndriçimit ka ndryshuar.

 

“Zakonisht këto vrasjes e kësaj natyre në momentin që ka patur ndriçim në rrugë, janë shoqëruar me djegie automjetesh. Në Rinas nuk kemi patur djegie automjeti, pasi ose automjeti ka qenë i shtrenjtë dhe e kanë gjykuar që mos ta eleminojnë, ose kanë patur sigurinë që nuk do të zbulohen për shkak të mungesës së ndriçimit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër të tjera, ekspertët shtojnë se fikja e ndriçimit në akset rrugore nuk ka kosto të madhe e për pasojë nuk sjell kursim të energjisë elektrike, ashtu siç pretendon qeveria.