Kameramani shqiptar, Sylejman Kllokoqi, në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” rrëfeu momentin kur xhiroi masakrën e Reçakut në Janar të vitit 1990. Gjatë intervistës me Skype, kameramani tregoi se kur përfunduan luftimët në Reçak shkoi për të parë se çfarë kishte ndodhur atje.

Sylejmani, i cili punonte për Associated Press rrëfen se nuk do t’i harrojë asnjëherë pamjet e atij fshati, ku gjeti të vrarë mizorisht fëmijë dhe të rritur. Ai tregon ndër të tjera se pavarësisht pamjeve të frikshme që po shihte, i duhej të filmonte, për t’i treguar botës se çfarë kanë bërë serbët mbi shqiptarët e Kosovës.

“Çdo ditë kam tentuar të shkoj. Ditën e tretë kur iu afrova Reçkut më thanë disa banorë, ku i pyeta se çfarë po ndodh në Reçak. Ata më thanë se është larguar policia. Hymë brenda me fotografin, pamë gjithë atë masakër që ka ndodhur në fshat. Është xhirimi i parë, njeriu pa kokë, ku kishin dalë banorët dhe i kërkonin kokën. Më vonë fillova të shkoj lart në xhirimet e tmerrshme me 45 kufoma.

I filmuam dhe i dërgova në Prishtinë. Më vonë nga ora 11, fillova të xhiroj ku erdhi dhe misioni verifikues i OSBE ku e cilësoi si masakër shumë të madhe, një javë ditë sa ka zgjatur kemi qenë prezent në Reçak.”, rrëfeu ai. Më tej, ai flet për rëndësinë e këtyre pamjeve, pa të cilat bota nuk do ta besonte se çfarë po bëhej. Sylejmani përmend masakra të tjera që fatkeqësisht nuk janë dokumentuar me filmime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Si Reçaku është dhe masakra e Obrisë që kam xhiruar. Fotoja ku është nëna me dy fëmijë solli për herë të parë misionin në Kosovë. Hynë trupat nga Perëndimi, ka qenë një arritje shumë e madhe. Pas asaj ishte Reçaku, që filloi mekanizmin botëror. Në Kosovë ka pasur masakra më të mëdha por nuk kanë qenë të flimuara dhe e ke të vështirë që t’i tregosh botës se çfarë ka ndodhur.”, tha ai.