Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë firmosur marrëveshjen për transferimin e të burgosurve në vendin e tyre të origjinës.

 

Marrëveshja, e cila ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e të drejtës penale ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u firmos nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Gjatë vizitës në Londër, ajo u takua me ministrin Philp, ku vuri në dukje se Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë gjyqësore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, Gjonaj u takua dhe me ministrin Chalk, me të cilin diskutoi mbi sistemin penitenciar dhe mundësinë e mbështetjes nga pala britanike nëpërmjet rikonstruksionit apo ndërtimi të një burgu të ri.

 

Nga ana tjetër, Chalk, shprehu vullnetin e fortë politik për mbështetjen e kërkesave të palës shqiptare dhe ndërmori angazhimin për vijimin e diskutimeve të mëtejshme ndërmjet stafeve teknike për modalitetet e këtij bashkëpunimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";