Erion Veliaj u betua pak minuta më parë si kryebashkiaku i Bashkisë Tiranë për 4 vitet e ardhshme, duke marrë zyrtarisht mandatin e tretë.
Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët për besimin e dhënë, për ta çuar Tiranën përpara.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Tirana sot nuk është shtëpia vetëm e shqiptarëve. Nga tani e tutje duhet të flasim nga një Tiranë që në dallim nga koha kur ne rriteshin, sot nuk hyn e del dot nga Tirana pa parë grupime turistësh. Dua që Tirana të jetë e të gjithëve. Kemi objektiva të prekshëm. Do të vijojmë punën, do hapim kantierin më të madh fizik në Tiranë” u shpreh ai.
Betimi u krye në taracën e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, më parë u konstituua Këshilli i ri Bashkiak i Tiranës.