Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Vlorës, ku kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, ka siguruar një fitore të thellë me 78.44% të votave, që përkthehet në 15,672 vota.

Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Dionis Sota, ka marrë 2,333 vota (11.68%), ndërsa Gjergji Nika, kandidat i pavarur, ka siguruar 1,975 vota (9.88%).

Pas shpalljes së rezultateve, Mersini u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve solli këtë fitore, duke theksuar se suksesi kërkon edhe analizë, por më e rëndësishmja mbetet besimi i dhënë nga votuesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Në momentin që ka një fitore, gjithmonë ka një analizë, por e rëndësishme është gjithmonë fitorja. Do të jem njeri i përkushtuar dhe me një ndjeshmëri për qytetin. Vij nga rrugët e qytetit, njoh ritmin dhe energjinë e tij. Jam e përkushtuar ndaj njerëzve dhe kështu do të vazhdoj. Fitoren ia dedikoj PS. Gara është garë, kam respekt për qytetarët e mi”, deklaroi Mersini pas fitores.