Fluks i madh me turistë, vizitorë e emigrantë në hyrje, në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Kakavije.

 

Nëpërmjet aeroportit të Rinasit, gjatë orëve të para të mëngjesit e deri tani kanë hyrë 23.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Në Rinas punohet me sportele të shtuara dhe nuk ka probleme deri në këto momente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Policia Kufitare ka marrë të gjitha masat për të eleminuar vonesat, duke shtuar në maksimum sportelet në hyrje.

 

Fluks i madh edhe në Kakavije, ku gjatë orëve të paraditës së sotme, kanë hyrë rreth 6000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Policia Kufitare e Kakavijes ka koordinuar veprimet me palën greke, e cila ka shtuar gjithashtu sportelet.

 

Aktualisht në Kakavijë, nga pala greke punohet me 4 sportele dhe ka një numër shumë të vogël automjetesh që janë në pritje për përpunim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Policia Kufitare në të gjitha pikat e kalimit në hyrje dhe në dalje, ka marrë masa duke shtuar sportelet në maksimum, si dhe vijon bashkëpunimi me homologët që lëvizja të jetë e njëtrajtshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar