Radhë e gjatë mjetesh në doganën greke, në pikën kufitare të Kapshticës. Prej më shumë se 2 orësh, drejtuesit dhe pasagjerët qëndrojnë në pritje për të kaluar në anën greke.

Shkak edhe kësaj here, ashtu si në çdo sezon veror, është bërë puna vetëm me një sportel nga ana greke.

Ndërkohë që situata nuk konsiderohet si normale nga udhëtarët për shkak të temperaturave të larta si dhe pandemisë.

Nga pala shqiptare po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";