Fluks i lartë lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë lëvizur nga kjo pikë kufitare 10 mijë shtetas. Gjatë këtyre orëve, numri më i madh i lëvizjeve ka qenë nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me mbi 6000 shtetas, duke regjistruar kështu numrin më të madh të hyrjeve që nga koha e pandemisë.

 

Për të shmangur radhët e gjata në hyrje, por edhe në dalje, stacioni i Policisë Kufitare të Qafë Thanës ka shtuar në maksimum numrin e sporteleve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është rritur numri i lëvizjeve kryesisht në hyrje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. Burime nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës thanë se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kufitare më shumë se 4200 shtetas.