Kryetari i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar nga shkrimtarja Flutura Açka, kandidate e PD-së në Elbasan, ka prezantuar sot librin e tij me titull “Misioni im”, libër që vjen me një peshë dhe rëndësi të veçantë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit 2021. Prezantimin e ka nisur në Qytetin Studenti me të rinjtë, botuesja e librit, zonja Flutura Açka, e cila e vlerësoi dhe analizoi në të gjitha këndvështrimet.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, botuesja Açka deklaroj se është e hapur të botojë edhe libra të kryeministrit Rama e presidentit Meta.

“Unë jam e hapur të botoj edhe libër të Edi Ramës, edhe libër të Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, në rolin e botueses dhe nuk do të ndërpres asnjë rresht dhe nuk do të redaktoj asnjë rresht të asnjeriu.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";