Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit.

Ai ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip Audi A 8 me targa AB 008 EM, në momentin kur ai është bërë atentati.

Mihasi nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai njihej si mik i Ervis Martinajt. Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.
Në qershor të vitit të kaluar Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";