Liderët botërorë të cilët janë mbledhur në Uashingon në kuadër të samitit të NATO-s kanë realizuar foton familjare, e cila është traditë pothuajse në çdo takim.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama shihet përkrah liderëve globalë dhe Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Biden, i cili është mikpritësi i këtij samiti, përshëndeti liderët një nga një para se të realizonin foton.

Samiti i NATO-s mbahet në Uashington prej ditës së djeshme, 9 korrik, dhe do të vijojë edhe ditën e nesërme, 11 korrik. Ky samit përkon edhe me 75 vjetorin e krijimit të NATO-s, e themeluar në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera me fillimin e Luftës së Ftohtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Samiti treditor në Uashington synon të forcojë mbështetjen ndaj Ukrainës në mbrojtjen e saj ndaj agresionit rus./vizionplus.tv