Incidentet ne duelin e luajtur ne Tirane mes Shqiperise dhe Polonise jane ende te fresketa ne memorie, e tanime qe polaket vijne serish ne Shqiperi, frika per probleme mes tifozeve eshte e larte.

Tifozeria mike shquhet per shfaqje huliganizmi, dhe kjo eshte arsyeja perse Ministri i Brendshem Taulant Balla zhvilloi nje takim me strukturat e policise per masat qe duhen te merren te dielen ne Tirane per rendin dhe sigurine publike.

Balla tha se nevojitet nje nivel tjeter i sigurise ne impiantet sportive.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe kërkohen ndërshkime të ashpra. Kontrolle të rrepta për posedim të mjeteve piroteknike/flakadanë dhe ndalim të menjëhershëm të këtyre personave.”, u shpreh Balla.

 

Sfida Shqiperi-Poloni luhet te dielen ne oren 20:45 ne stadiumin kombetar ne Tirane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";