Partia Demokratike, ka publikuar një video ndërsa thekson se sot çdo shqiptar e ka të qartë se nëse mbështet Berishën e Metën, atëherë ka mbajtur në pushtet kryeministrin Edi Rama
Në reagimin e PD thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha, po përdor kandidatët e “Shtëpisë” për hallet e tij.
“Ditë e re, mashtrim i ri.
Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.
Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do i’a kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak.
Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën”, thotë PD.