Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shpalli krijimin e frontit opozitar kundër qeverisë Rama.

 

Në një konferencë për gazetarët, Berisha deklaroi se zgjedhja pa konsensus e presidentit të ri të republikës shënoi marrjen e të gjitha pushteteve nga PS dhe në këtë situatë nevojitet një reagim i përbashkët nga të gjithë faktorët politikë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA
KRYETAR I PD

“Krijimi i një fronti opozitar për shpëtimin e shqipërisë i përbërë nga individë, parti, akademike.”

 

Sipas Berishës, vendi sot ndodhet në një regjim monist, duke u bërë apel partnerëve ndërkombëtarë të mos mbështesin më kryeministrin Edi Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“PD u bën thirrjë miqve të shqiptarëve në BE e SHBA të ndërpresin çdo mbështetje për regjimin monist të Edi Ramës.”

 

Por pavarësisht apelit të kreut të PD, ajo që bie në sy është se vetë Berisha dhe Partia Demokratike po izolohet nga ndërkombëtarët. Qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu janë bashkuar edhe kristiandemokratët gjermanë, të cilët kanë bërë të qartë se nuk bashkëpunojnë me një politikan të shpallur “non grata”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar nga mbështetja e shqiptarëve.”

 

Por nga ana tjetër, Berisha konfirmoi se asgjë s’ka ndryshuar mes tij dhe Ilir Metës dhe të dy politikanët e vlerësojnë njëri-tjetrin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Nuk ka krisje mes nesh”

 

Nga ana tjetër, kryetari i demokratëve Berisha përsëriti se nuk do të ketë ura bashkëpunimi me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Veglat e Edi Ramës janë në shërbim të Edi Ramës. Marrin përsipër të keqpërdoren për komisionet e Edi Ramës dhe reformat e Edi Ramës.”

Ashtu siç pritej, kryetari i PD Berisha deklaroi se nuk do të bëhen pjesë e asnjë prej komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale që u ngritën të enjten në parlament anëtarët e të cilave i ka propozuar në emër të opozitës Enkelejd Alibeaj.