Situata e ditëve të fundit me reshje të shumta shiu, e shoqëruar me erëra të forta, ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike, kryesisht në fshatrat malore të juglindjes së vendit.

 

Probleme ka pasur në Kolonjë, Korçë dhe Pogradec. Por mungesë të energjisë ka pasur edhe në bashkitë e Tepelenës dhe Memaliajt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupet e operatorit të shpërndarjes ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë. Dëmtimet në rrjet, sipas autoriteteve, kanë ardhur për shkak të amortizimit të disa linjave elektrike.