Një grua është proceduar penalisht pasi u ndalua në Rinas me mbi 10 mijë paund të padeklaruara.
Sipas policisë kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ajo akuzohet tashmë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";