Meteorlogu Hakil Osmani ka bërë me dije si do të jenë kushtet e motit gjatë fundjavës dhe javën që vjen.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “7pa5” si çdo të premte dhe tha se gjatë fundjavës pritet të ketë reshje të pakëta shiu.

Ndërkohë, temperaturat do të vijojnë të larta edhe fillimin e javës që vjen.

“Dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që deri në orët e pasdites një pjesë e mirë e vendit tonë të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe intervaleve të gjata me diell. Pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të bëhen me të dukshme kryesisht në zonat veriore duke bërë që të kemi dhe momente me reshje të izoluara shiu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperaturat do të kenë një tjetër rritje të tyre, duke bërë që vlerat minimale të jenë 8-9 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do të jenë edhe 29 gradë Celsius.

Duke filluar që në orët e para të së shtunës pritet të kemi shpeshëtim të vranësirave, duke bërë që thuajse i gjithë territori shqiptar gjatë orëve të mesditës dhe mbasdites të jetë në dominimin e vranësirave, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu.

Ditën e shtunë  do të ketë rritje të temperaturave, me vlerat minimale edhe 10 gradë Celsius dhe maksimumet deri në 30 gradë Celsius.

Ndryshojnë kushtet e motit ditën e diel, pasi kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave, me të paktën 3 gradë Celsius.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kemi përmirësim ditën e hënë. Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, me maksimume deri në 28 gradë Celsius. Dita e martë do të ketë një mot edhe më të qëndrueshëm”, tha Osmani. /vizionplus.tv