Kejdi Spahiu është emri i radhës që do të bëhet pjesë e garës së Primareve në PD, për Bashkinë e Beratit.

 

Përmes një deklarate për mediat, Kejdi Spahiu është shprehur se do të marrë pjesë në garë për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Quhem Kejdi Spahiu 23 vjeçe dhe kandidoj për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Beratit.

 

Si e re shqiptare ndiej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekjes për të ndyshuar gjendjen ku vendi ynë ndodhet. 

 

Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj ndaj qytetarëve beratas.

 

I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomos vendeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar të nesërmen për veten dhe familjen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë e dua qytetin tim, këtu linda dhe u rrita dhe këtu dua të jap gjithë kontributin tim.

 

Problematikat në qytetin e Beratit janë të shumta duke filluar nga arsimi që është baza e zhvillimit, duke e vazhduar me lagje si Vakëfi apo 28 nëntori të cilat i përkasin një Berati të lënë 100 vite mbrapa dhe rrugët në gjendje të mjerueshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shëndetësia është një tjetër shqetësim i madh: mungesa e mjekëve detyron çdo qytetar të drejtohet në spitalet private.

 

Dhe më kryesori, për një qytet si Berati, është turizmi. E vetmja gjë e kohës sonë është Pedonalja, ndërsa 100 metra më larg kalon në mesjetë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me shpresën te fitorja dhe besimin në Zot, sot e ndiej të nevojshme të kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Beratit të ecim përpara së bashku, dhe duke bashkuar forcat ne do të jemi të pathyeshëm”, është shprehur Kejdi Spahiu.