Pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, në Berat, socialistët kërkojnë të ruajnë drejtimin e bashkisë me Ervin Cecan, ndërsa përballë tij, biznesmeni Pavllo Shkarpa, i mbështetur nga opozita, kërkon të bëjë ndryshimin si kandidati që do të kthejë djathtas elektoratin pas më shumë se 20 vitesh që ky qytet voton majtas.

Garimi im është nga fakti që unë e njoh Beratin dhe kur e njeh, do të ndërtosh atë. Pra, nga njohja lind dashuria, pra unë dua të punoj për këtë qytet, ti sjell identitetin që i është marrë. Qytetarët e Beratit, ju premtoj, ti kthej identitetin, shijen, ato çka ka humbur, pra dhe fshatrave ti jap një zë, se edhe ata janë të nderuar dhe siot po vuajnë më shumë se kurrë. Unë dua të njoh hallet e tyre, do të jetë e hapur bashkia 8 me 8, do punoj për ti zgjidhur ato. Dua të jap shpresë. PS është bashki në ikje, në 27 vite i privatizoi të gjitha”, , shprehet Pavllo Shkarpa.

Ervin Ceca, i cili aktualisht është kryetar në detyrë pas dorëheqjes së Ervin Demos për të marrë mandatin e deputetit, thotë se rruga për të është e qartë tashmë.

Pa dyshim që po, unë kam një eksperiencë gati 6-vjeçare edhe në drejtimin e këshillit bashkiak dhe patjetër është detyrë që më ka dhënë mundësi të njihem me komunitetin dhe kjo besoj do më ndihmojë më vonë. Mund të duket një mandat i shkurtër, po ky i është besuar me votë Demos dhe PS në 2023, pra vizioni ka qenë i qartë, rruga është e qartë dhe unë do vazhdoj këtë gjë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv