Shqiptaro-palestinezi, Ahmet Jaber ka përlotur me rrëfimin e tij në studion e “Vizioni i Pasdites”. I riu, bababi i të cilit është nga Palestina dhe nëna nga Korça, aktualisht jeton në Tiranë.

Por për fat të keq, familja e tij ka mbetur në Gaza, ku prej muajsh po zhvillohen luftime të ashpra.

Dëshira e tij më e madhe është që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, të hajë iftarin së bashku me familjen.

Ahmet Jaber: Unë dua tani, se jam me agjërim, që të ulem në tavolinë me mamin, babin, nënën dhe vëllanë. Unë sot e ha iftarin vetë. Dua vetëm një iftar që ta ha tani me familjen./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";