Mjekësia Ligjore ka zbardhur shkakun e vdekjes së 32-vjecarit Lear Kurti. Sipas ekspertizës, Kurti ka ndërruar jete nga arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.

 

Burime bëjnë me dije se nga analizat është e vërtetuar se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine.

 

32-vjeçari Lear Kurti humbi jetën pas shoqërimit nga policia në Komisariatin Nr.3 në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tentoi t’i largohej policëve me vrap pas një kërkese për kontroll, ndërsa u arrestua disa metra më tej në zonën e Don Boskos. Pas shoqërimit në komisariat, ai shfaqi probleme shëndetësore të cilat i sollën edhe humbjen e jetës, para se të mbërrinte në spitalin e Traumës.

 

Lear Kurti, një emër i njohur për policinë, pasi rezulton me 3 precedentë penale, për vjedhje dhe drogë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";