Pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, është mbledhur konferenca e kryetarëve për përcaktimin e datës për raundin e dytë.

 

Deputeti Agron Gjekmarkaj, është shprehur se i gjithë procesi po e bën me turp politikën shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka numra për presidentin, jo mandate. Gjithë ky proces po e bën me turp politikën shqiptare”, tha Gjekmarkaj.

 

Gjekmarkaj theksoi se vendit i duhet një president euro-atlantik dhe i mbështetur nga Perëndimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘Mazhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentit, por nuk ka mandate etike. Rama të bashkojë dy postet në një, paradite kryeministër dhe pasdite president. Unë besoj se vendi ka nevojë për një president më shumë sesa i opozitës, por një president euro-atlantik. Prandaj revokoj këtu të gjithë faktorë politikë do të ishte udhës që presidenti i ri të jetë, as i Ramës as i Berishës as i Metës, por një person i investuar nga bota perëndimore, si investim dhe rojtar i demokracisë.’- tha Gjekmarkaj.