Dy predha, të cilat dyshohen të Luftës së Dytë Botërore, janë zbuluar pasditen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë.

Menjëherë është njoftuar policia ,e cila ka ngritur perimetër sigurie. Më pas është bërë e mundur zhvendosja e tyre, për të larguar rrezikun.

Ky është rasti i dytë pasi më herët të tjera predha u gjetën pikërisht pranë Muzeut kombëtar të pavarësisë ku po zhvillohen punimet për projektin e Parkut të shtëpisë së pavarësisë.


Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";