Një i moshuar është gjetur i pajetë në Leskovik. Prej 2 ditësh, i moshuari rreth 76 vjeçar kishte humbur kontaktet me familjen.

Sipas informacioneve ai ka folur me djalin e tij duke i thënë që do të shkonte tek stani që kishin afër banesës.

Të nesërmen në mëngjes, djali nuk e ka gjetur ndërsa menjëherë janë vënë në lëvizje patrullat e policisë. Fatkeqësisht, i moshuari me iniciale L.C. u gjet pak minuta më parë, i pajetë, në një kanal afër stanit.

Në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vuante nga skleroza dhe probleme kardiake. Trupi do të transportohet drejt morgut për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";