Një granate dore eshte gjetur mëngjesin e sotëm nga një roje e një kompanie ndërtimi në afërsi të murit rrethues të portit të Durrësit.
Ajo duket se i përket armatimeve të vitit 1997. Sipas policisë, granata është difensive dhe pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare nga trazirat e vitit 1997.
Ajo është pa armëzim (në gjendje të vjetër) dhe nuk përbën rrezik për shpërthim.
Xhenierët do të merren me asgjësimin e saj. Prezenca e saj është vënë re mëngjesin e sotëm nga një qytetar durrsak pranë murit rrethues të portit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
