Një granatë, e cila mendohet që i përket luftës së dytë botërore, është gjetur në oborrin e një banese në fshatin Velitërnë të Bashkisë Maliq.
Ka qenë kryeplaku i fshatit, Syrja Hamzallari, ai që e ka konstatuar granatën në oborin e një shtëpie private në pronësi të Astrit Qelasi, i cili prej vitesh jeton në emigracion.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ka qenë vetë kryeplaku ai që ka lajmëruar forcat e policisë të komisariatit të Maliqit që kanë bërë rrethimin e vendit të ngjarjes deri në ardhjen e ekspertëve xhenierë të ministrisë së Mbrojtjes. Do të jenë këta të fundit që do të meren me çaktivizimin e saj.