Mëngjesine  sotëm zona e “Brrylit” në Tiranë është rrethuar nga forcat e policisë pas gjetjes së një sendi të dyshimtë.

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me një qese të dyshimtë që u raportua se ishte gjetur në një nga lagjet e kryeqytetit.

Sipas policisë, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";