Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e ish-sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. I njëjti vendim është marrë edhe për specialisten pranë këtij institucioni, Laureta Shteto.

 

Joana Duro, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Ndërkohë, Laura Shteto akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Joana Duro u vu nën hetim pasi rezulton se ka marrë ryshfet shumën prej 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “Dricons”, për të fituar një tender. Sipas SPAK, shumën e parave e ka marrë si ryshfet nga Vladimir Topi administratori i kompanisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.