GJKKO ka dënuar këtë të hënë me 3 vite burgim ish-gjyqtaren, EnkeleJda Hoxha. Nga gjykimi i shkurtuar, ajo do të vuajë vetëm 2 vite burg.

 

Ndërsa për avokatin Aldo Tabaku, i cili luante rolin e sekserit, është caktuar 4 vite burg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dy kanë perfituar nga gjykimi i shkurtuar, ndërkohë ish-gjyqtarja nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

 

Për 8 të arrestuarit e tjerë, bashkëpunëtorë të saj në ushtrimin e korrupsioni nuk është bërë ende i njohur vendimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars, ku u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar.