GJKKO vendos që Lefter Koka të vijojë qëndrimin në paraburgim.

 

Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është arrestuar për korrupsion më 14 dhjetor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.