Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja për disa vepra penale.

Çyrbja u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit në katër episode, si dhe për korrupsion në zgjedhje.

Në bashkim të dënimeve, GJKKO vendosi 3 vite burg, të cilat zbritën në 2 vite pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar.

Në të njëjtën çështje, Altin Hajri u shpall fajtor në mungesë për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror, duke u dënuar me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, duke u dënuar me 2.6 vite burg, të cilat u ulën në 1.8 vite pas gjykimit të shkurtuar.