Një punojës policie është dhunuar nga tre persona, pasi ka gjobitur një makinë që ishte parkuar në mes të Pedonales në Dibër.

 

Policia bën me dije se shoferi i mjetit, sëbashku me dy pasagjerët e tjerë teksa kanë kundërshtuar gjobën kanë rrahur policin, i cili ka marrë dëmtime të lehta në trup.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshem të çdo aksi rrugor në qarkun Dibër, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë konstatuar të parkuar në pedonalen e qytetit, në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, një automjet tip “Land Rover” dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes. Shtetasit E. L.,  Q. L. dhe I.L. (drejtuesi dhe pasagjerët në automjet), sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup”, njofton policia.