Partia Demokratike ka përshendetur vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë Belinda Balluku.

Nënkryetari i PD Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale deklaroi se kjo është një ditë e mirë në luftën kundër korrupsionit, duke premtuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë çdo rast korrupsioni.

Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite,” shkroi në rrjetet sociale Gazment Bardhi.

Ndërkaq, Partia Demokratike ka vendosur që pasditen e së hënës të protestojë para selisë së Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Vendimi i Gjykatës së Posaçme u përshëndet nga të gjitha partitë opozitare. Agron Shehaj i Partisë Mundësia deklaroi se pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e ka kërkuar edhe Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";