Sali Berisha ka humbur betejën e parë për logon e Partisë Demokratike pasi Gjykata e Tiranës i ka njohur Enkelejd Alibeajt të drejtën të godasë në Apel vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

 

Nga sot beteja se kush drejton Partinë Demokratike Komisioni i Rithemelimit apo Enkelejd Alibeaj zhvendoset në shkallen e dytë të gjyqesorit. Por, për shkak të ankimit, statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit nuk do të zgjidhet në regjistrin e partive politike e ligjërisht, kryetar i PD mbetet në fakt Lulzim Basha, emri i të cilit mbetet i regjistruar në gjykatë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por për Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit, beteja gjyqësore nuk përfundoi sot. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso ka paralajmëruar se do të bëjë ankim ndaj vendimit të gjyqtares Blerina Muca.

Por vendimi i sotëm është përshëndetur nga Gazment Bardhi. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka akuzuar Berishën për standarte të dyfishta pasi pranoi vendimin e Agron Zhukrit, por sulmon vendimin e Blerina Mucas.

 

“Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm. Qetësisht institucionet legjitime të Partise kanë ndjekur rrugën ligjore për zhbërjen e atij vendimi të paligjshëm” shkruan ne rrjetin social Twitter, Bardhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";