Seanca e radhës e përballjes së të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me Emiliano Shullazin ka dështuar sërish. Gjykata e Posaçme ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ky i fundit ka deklaruar se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk mund të paraqitet në seance dhe ka kërkuar që dëshmitë t’i japë me Skype.

 

“Vuaj nga disa sëmundje dhe më rrezikohet jeta. Nuk mund të paraqitem në seancë. Dua ta jap dëshminë me skype”, mësohet të ketë deklaruar Luftar Reçi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë pala tjetër nuk ka pranuar që ky ballafaqim të kryhet përmes Skype. Emiliano Shullazi ka mohuar vazhdimisht pretendimet e të penduarit të drejtësisë. Luftar Reçi dhe dëshmitë e tij mund të hedhin dritë në disa ngjarje të bujshme kriminale, si ajo e vrasjes së Vajdin Lames.