Një gjykatës italian ra pre e një grabitjeje, teksa ndodhej me pushime në Golem. Mësohet se ai kishte marrë një makinë më qira në Tiranë dhe ishte nisur drejt Vlorës, kur iu ça goma e makinës.

 

Për këtë arsye, gjykatësi u ndal në një servis makinash, ku edhe dyshohet se ka ndodhur grabitja. Pasi ka dorëzuar makinën për riparim, italiani u largua dhe u rikthye më vonë për të marrë mjetin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por ai nuk e gjeti çantën, që e kishte lënë brenda makinës dhe ku kishte para e dokumente. Punonjësit e servisit kanë mohuar të kenë dijeni se ku ndodhet çanta e gjykatësit, ndërsa ky i fundit ka bërë denoncim në polici.