Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh se në seancën e sotme pajtuese me Ministren e Arsimit Evis Kushi , kjo e fundit tentoi që të tërhiqeshin denoncimet.

 

Vokshi theksoi se kjo nuk mund të ndodhë ndërsa i bëri thirrje , çdo studenti të rezistojnë, dhe të bashkohen në protestat që sapo kanë filluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Meqenëse ishte seancë pajtuese ministrja Kushi tentoi që unë të tërhiqja denoncimet e mia, kjo nuk ndodh. Si mundet unë të pajtohem me ministren kur ajo e ka shndërruar arsimin në celulë të PS dhe e ka degraduar arsimin. A mundem unë të pajtohem me Evis Kushin dhe Edi Ramën që mbajnë përgjegjësi ligjore që 208 mijë nxënës dhe studentë janë larguar nga sistemi arsimor këto vitet e fundit dhe kjo tregon plagën e rëndë të vendit. Ne si opozitë do të jemi në krah të tyre duke shprehur mirënjohje dhe unë do i bëja thirrje çdo prindi, çdo studenti të rezistojnë, dhe të bashkohen në protestat që sapo kanë filluar dhe do vijojnë edhe më tej”, tha Vokshi.