Në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, avokatët e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka kërkuan pavlefshmërinë e akt-ekspertizës të bërë nga Prokuroria e Posaçme për makinën e parë në pamjet filmike, targat e saj dhe personat që ishin brenda të cilat ishin përcaktuar.

 

Për të provuar këtë, avokatët kanë depozituar një ekspertizë private, përmes të cilës pretendojnë, se materialet e përcaktuara nga hetimet e SPAK, nuk çojnë në identifikimin e llojit të makinës, të targës apo të personave që ndodheshin brenda mjetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Një gjë e tillë u pa me rezerva nga prokurori Behar Dibra i cili pasi dëgjoi pretendimet e mbrojtjes së vëllezërve Duka,  kërkoi nga Gjykata që të mos merret parasysh kjo kërkesë, duke gritur pyetjen se mbi çfarë momenti procedurial, është bërë ky akt-ekspertim privat.

 

Kërkesa e palës mbrojtëse, u prit me tension nga familjarët e Santiago Malkos, e ëma dhe motra. Fillimisht e ëma përveçse i kërkoi drejtësi gjykatës, pretendoi se është dëmtuar hetimi si nga pala mbrojtëse ashtu edhe nga mbrojtësit e të akuzuarve duke publikuar pamjet filmike, e për rrjedhojë duke dëmtuar hetimin. Tonet e larta të familjares bënë që kjo e fundit të lërë sallën e gjyqit me vendim të trupës gjykuese. Po ashtu edhe motra e viktimës duke iu drejtuar avokatëve të palës së akuzuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Po më detyroni të lë jetim edhe fëmijët e mi, siç i ka lënë vëllai im, nuk mund të bëhen hetime private”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në fund të seancës, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për mospranimin e akt-ekspertizës private. Leonard Duka është arrestuar në shkurt të këtij viti në Belgjikë pasi ka një masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Posaçme, ndërsa ende nuk ka një dritë jeshile për ekstradimin e tij.